VIDEO/ ‘Këtë nuk e them për por...’/ Ja mesazhi kuptimplotë që Tërmeti ‘publiçitar’ i çon Ramës

Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, i njohur për shprehjen e tij ‘fitore publiçitare’ ka goditur sërish rrjetet sociale dhe opinionin publik me intervistën e tij të fundit, ku i pyetur për investimet në qytet është shprehur se nuk e thotë për pordhë, por ato janë në cilësinë e duhur.  

“Përveç investimit të kalasë ne shumë shpjet do të fillojmë dhe do të mbarojmë në një kohë rekord, dhe ky është një sukses i bashkisë së Tepelenës. Se nuk bëjmë vetëm punime rekord, por dhe i kemi në cilësinë, lartësinë dhe saktësinë e duhur. Këtë nuk e them as për por…. është një fakt konkret”, mësohet të ketë thënë Peçi..