Trajneri i Wolves: VAR na frikëson të festojmë golat

VAR është aktivizuar për herë të parë këtë sezon në Premier League.

Në javët e para teknologjia ka pasur efekt ku ka ndërhyrë në disa raste vendimtare, por trajneri i Wolves, Nuno Espírito Santo ka thënë se VAR po i frikëson të festohen golat dhe për këtë duhet një zgjidhje.

“Ajo për të cilën kam frikë është se do të kemi frikë të festojmë një gol. Ne nuk mund ta humbasim këtë atmosferë, këtë tingull. Ata duhet të gjejnë një zgjidhje, ju lutemi bëni”, ka thënë Santo.

Pas fillimit të përdorimit, VAR ka pasur suksese, por vonesa e lojës dhe e marrjes së vendimit është problemi më i madh deri më tani.