Hakmarrja e qeverisë bllokon funksionimin e bashkisë Shkodër/ Ademi: Situatë e paprecedentë

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, i është drejtuar me një letër publike Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, duke i shprehur shqetësimin se sot Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, përmes Degës së Thesarit në Shkodër, kanë penguar funksionimin e bashkisë që ajo drejton.

Në letrën e saj, drejtuar edhe të gjithë ndërkombëtarëve në vendin tonë, Voltana Ademi sqaron se janë bllokuar të gjitha procedurat e likuidimit me fondet e veta për shërbime dhe investime.

“Sot Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit përmes Degës së Thesarit në Shkodër ka penguar funksionimin e Bashkisë Shkodër, përmes bllokimit të procedurave të likuidimit me fondet e veta për shërbime dhe investime.

Për një zhbllokim të shpejtë të kësaj situate të paprecedentë për qeverisjen vendore në Shqipëri, i kemi dërguar shkresën bashkengjitur, shkresë e cila nesër do të mberrijë edhe përmes shërbimit postar”, thuhet në letrën e kryebashkiakes Voltana Ademi.

Letra e plotë: