Meta uron ambasadorin e ri gjerman: Forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve

Presidenti Ilir Meta i ka uruar suksese ambasadorit të ri të Gjermanisë në Shqipëri, z. Petër Zingraf, i bindur se gjatë mandatit të tij, do të japë një kontribut të vyer në dobi të zhvillimit dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve në të gjitha fushat mes Shqipërisë dhe Gjermanisë

‘Shumë urime dhe suksese Ambasadorit të ri të Gjermanisë në vendin tonë, z.Peter Zingraf.

Shqipëria do vijojë të mbështetet me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë tek Gjermania mike dhe partnere strategjike.

Mirëpresim angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit tonë drejt standardeve demokratike europiane.

I bindur se gjatë mandatit të tij, z.Zingraf do të japë një kontribut të vyer në dobi të zhvillimit dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve në të gjitha fushat mes Shqipërisë dhe Gjermanisë’