FOTO/ Braktisi gruan me dy fëmijë, portieri i Realit fejohet me modelen superseksi

Thibaut Courtois duket se ka fituar qetësinë pas një sezoni për t’u harruar me Realin e Madridit.

Kjo falë pranisë në jetën e tij të modeles italiane, Sara Soldati, me të cilën është fejuar prej disa muajsh. Pas dështimit të lidhjes me spanjollen Marta Dominguez, me të cilën ka dy fëmijë, Thibaut duket se ka gjetur ngushëllim në krahët e Soldatit.

Nëse u hedh një sy fotove të bukuroshes italiane, s’është e vështirë për ta kuptuar se përse Courtois është kokë e këmbë në dashuri me të.