IRONIA/ Pas Gaz Pajës, edhe Lek Plepi mbështet Ramën për Teatrin me skemën PPP (3 Plepa)

Kryeministri Edi Rama vijon të citojë artistë të ndryshëm, të cilët sipas tij, shpeshherë edhe duke i keqcituar, ndajnë mendimin e përbashkët me të se Teatri Kombëtar duhet të shembet për t’u ndërtuar një i ri.

Mbrëmjen e kaluar, Rama ka publikuar mesazhin e aktorit të humorit, një[kohsësisht këshilltar bashkiak i PS në Tiranë pas votimeve të 30 qershorit, Gazmend Paja, i cili shprehet se është pro teatrit të ri.

Por lidhur me këtë reagon gazetari Ylli Dylgjeri, i cili si gjithmonë nuk kursen ironinë dhe sarkazmin, këtë herë duke përmendur një tjetër personazh televiziv, Lek Plepin.

“Solidarizim me KM/ Pas Gaz Pajës edhe Lek Plepi mbështet KM për Teatër Kombëtar me skemën PPP (3 Plepa)”, shkruan me ironi Ylli Dylgjeri në postimin e tij në Facebook.