‘Kryeministri italian dorëhiqet pas debateve me një ministër, po Në Tiranë që gjysma e qeverisë akuzohet për trafik droge?’

Nuk zgjati shumë dhe Italia pritet të shkojë sërish drejt kutive të votimit.

Kryeministri italian Giuseppe Conte paralajmëroi dorëqjen e tij teksa sulmoi ministrin e Brendshëm dhe zv/Kryeministrin, Matteo Salvini, duke e quajtur të papërgjegjshëm dhe shkaktarin e krizës politike në vend.

Gjatë debatit në Parlament, Conte tha se, Salvini ka në plan të parë interesat e partisë së tij.

Pas fjalës së tij, Conte do të shprehej se do ti paraqiste presidentit dorëheqjen e tij, përcjell Syri.net.

Lidhur me ngjarjet e fundit në shtetin përtej Adriatikut ka reaguar edhe anëtari i Kryesisë së PD dhe ish zv/ministri i jashtëm Kreshnik Çollakut.

Teksa bën një paralelel me Shqipërinë, Çollaku ndër të tjera shkruan se, “në Tiranë gjysma e qeverisë akuzohet e përfshirë në trafik droge...por në Tiranë askush nuk dorëhiqet”.

Postimi i plotë i Kreshnik Çollakut:

Kryeministri italian Giuseppe Conte eshte dorehequr. 

Nga Shqiperia e kam shume te veshtire te shpjegoj aresyet (ne fakt kam shkruar e fshire tre here statusin per doreheqjen e Contes). 
Kryeministri Conte u dorehoq per shkak te debateve me nje minister te tij. 
Si ta shpjegoj une kete me nje status nga Tirana !?
(...ketu kjo duket naivitet. )

Ne Tirane gjysma e qeverise akuzohet e perfshire ne trafik droge...por ne Tirane askush nuk dorehiqet.

E si mund te dorehiqet nje kryeminister per nje debat brenda qeverise??? Ne fakt kjo eshte Europa qe duam...por qe duket aq larg dhe e pamundur. .