Protesta kundër memorialit turk/ Studiuesi Ruço: Ky është pushtim kulturor, boll më!

Shoqëria civile protestoi sot pranë Liqenit Artificial kundër memorialit të viktimave të 15 Korrikut në Turqi.

Lidhur me këtë ngjarje, i ftuar në Syri TV, studiuesi Frederik Ruço është shprehur se, protesta e sotme ishte patriotike, ndërsa shtoi se Policia e Shtetit nuk kishte dhënë leje për këtë manifestim qytetar.

“E morëm vesh më 15 të këtij muaji. U irrituam sigurisht dhe sot vendosëm që sot të shkonim te memoriali, te Liqeni. U shoqërua edhe me këngë patriotike. Ishin të gjithë të irrituar, madje donin edhe të prishej. Kjo nuk mund të ndodhte pasi ne jemi me kulturë. Kishte më shumë policë se qytetarë. Shkuam të kërkonim leje dhe nuk na dhanë”, deklaroi Ruço.

Sipas tij, ky është në pushtet kulturor.

“Nuk kemi asgjë me popullin turk. Na pëlqen kultura, muzika etj, por gjithçka ka një cak. Të mos e acarojnë më shumë këtë popull", u shpreh Ruço. /Syri.net

Intervista e plotë: