Italia sërish në krizë qeveritare/ Kryeministri Conte sulmon Salvinin dhe paralajmëron dorëheqjen

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti i shefit të qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, Conte sulmoi ashpër Ministrin e Brendshëm Matteo Salvini duke e akuzuar se është udhëhequr nga interesa personale duke mos respektuar rregullat konsitucionale.

"Ne nuk kemi nevojë për njerëz me fuqi të plota, por për njerëz me kulturë institucionale dhe sens përgjegjësise", u shpreh kryeministri italian.

Conte ka folur gjithashtu dhe për dyshimet e finacimit rus për Lega-n e Salvinit duke kërkuar hetime të thelluara mbi çështjen.

Pas debatit në Senat, i cili do të vazhdojë plot tre orë, Kryeministri italian do t'i paraqesë zyrtarisht dorëheqjen Presidentit Matarrela.

Lideri i Lega-s Matteo Salvini, teksa ditë më parë u përpoq të dilte nga cepi i ngushtë ku kishte përfunduar pas krizës që duket se përfundoi në autogol, tani i mbetet veç të bëjë llogaritë për zgjedhjet e parakohëshme dhe reagimin e njerëzve të vet.