Tensionohet situata në anijen me emigrantë në Itali, disa hidhen në det

Anija “Open Arms” që po qëndron në det prej 19 ditësh me thuajse 100 emigrantë në bord, është duke pritur në portin e Lampeduzës një leje për të zbritur aty emigrantë kryesisht afrikanë, megjithaseItalia e ka ndaluar zbarkimin e anijeve të shpëtimit.

Italia tha se ka marrë shumë përgjegjësi në çështjen e emigrantëve afrikanë që hyjnë në Evropë. Ministri i Brendshëm tha se anijet e drejtuar nga humanitarë janë bërë si taksi për kontrabandistët e njerëzve.

Nëntë persona janë hedhur në ujë në përpjekje për të arritur me not në brigjet e Lampeduzës. Rojet italiane bregdetare kanë shkuar t’i shpëtojnë, situata po del nga kontrolli, shkruan në Twitter, stafi i “Open Arms”.

Ministri i Brendshëm Salvini ka deklaruar se bamirësia që po tregohej po i ekzagjeronte problemet. Nga tetë emigrantët që ishin hedhur në det dhe kishin dalë në breg, vetë dy kishin vërtet probleme shëndetësore.

“Nuk kthehem mbrapsht (lidhur me ndalimin e tyre) tha ai për Radio 24.

Rivali politik i Salvinit, ministri i Transporteve Danilo Toninelli, që kontrollon Rojën Bregdetare por jo portet, ka propozuar që emigrantët t’i marrë me një anije të Rojës Bregdetare për në Spanjë, e cila u ka ofruar atyre një port të sigurt.

Por Toninelli ka vendosur një kusht: që Madridi që çregjistrojë anijen “Open Arms” duke hequr flamurin spanjoll. Pa flamur, do të ishte e vështirë për anijen që të vazhdonte misionet e shpëtimit. /SYRI.NET