Milan merr vendimin mbi të ardhmen e Donnarummas

Skuadra e Milanit ka marrë vendimin final për të ardhmen e Gianluigi Donnarummas.

Portieri 20 vjeçar nuk do të largohet nga klubi milanez.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” shkruan se “kuqezinjtë” janë tërhequr nga shitja e Donnarummas.

Madje, drejtuesit e klubit dhe portieri janë duke biseduar për vazhdimin e kontratës, aktualisht e vlefshme deri më 30 qershor, 2021.

Donnarumma së fundmi kërkohej nga Paris Saint-Germain por e ardhmja e tij është e lidhur vetëm me Milanin.