VIDEO/ Ambasada amerikane: Ja si do t'i ndjekë SPAK-u, zyrtarët aktualë të paprekshëm dhe ...

Ambasada amerikane në Tiranë u ka dhënë një tjetër "leksion" qytetarëve shqiptarë për organet e drejtësisë dhe këtë radhë, sesi do të funksionojë SPAK, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër zyrtarëve aktualë të shtetit dhe atyre të dikurshëm.

Ambasada shprehet: "Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK.

Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë.