Sanchez zgjedh numrin që do të mbaj në fanellën

Alexis Sanchez do të largohet nga Manchester United, dhe do t'i bashkohet ekipit të Inter.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport” ditën e sotme pritet që të zyrtarizohet gjithçka.

Madje Sanchez e ka zgjedhur dhe numrin që do të mbajë mbi shpinë, atë me nr7.

30 vjeçari do të kalojë tek “zikaltrit” në formën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit.