VIDEO/ E rëndë, demi, godet për vdekje 59 vjeçarin, përgjaket festivali

Përgjaket festivali me dema, "Torico de la Cuerda". 

Viktimë është një 59 vjeçar, i identifikuar si Vicente Assencio Martinez. Burri kishte dalë në rrugë për të parë luftën me dema, por që kafsha, në vend se të sulmonte kundërshtarin e tij, në këtë rast toreadorin iu vërsul Martinez, të cilin e la të vdekur në vend. 

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në qytetin Kiva në perëndim të Valencias. Në përpjekjen e tij për tu larguar, 59 vjeçari, siç shihet edhe në video, humbet ekuilibrin dhe bie në rrugë, duke i dhënë demit mundësinë për të sulmuar.

Sipas mediave lokale, Martinez u godit nga brirët e demit, njëra në bark dhe tjetra në këmbë.Por pavarësisht tragjedisë, festivali nuk e ndali ritmin, me organizatorët që vijuan normalisht programin.