VIDEO/ Man United ndalet në barazim, Pogba humb penallti
“Djajtë e Kuq” nuk kanë marrë më shumë se një barazim 1-1 në përballjen ndaj Ëolves në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Premier League.
Në minutën e 27’ ishte Anthony Martial i cili i dhuroi avantazhin Manchester United në ‘Molineux Stadium’.
Vendasit reagojnë gjatë pjesës së dytë duke barazuar rezultatin me anë të Roben Neves (55’) i cili realizoi një gol të bukur nga distanca.
Në javën e ardhshme, Man United përballet me Crystal Palace, ndërsa Wolves me Burnley.