Salah: Jam i lumtur në Liverpool, tifozët më duan dhe i dua!

Mohamed Salah është i lumtur tek Liverpooli.

Me fjalë të tjera sulmuesi egjiptian nuk e ka ndërmend të largohet nga “Anfield”.

“Jam i lumtur në Liverpool. Jam i lumtur në këtë qytet, i dua këta tifozë dhe ata më duan mua. Jam i lumtur në këtë klub” ka thënë Salah.

Egjiptiani në dy ndeshje të zhvilluara në Premier Ligë këtë sezon ka shënuar 1 gol kundër Norwichit dhe ka dhuruar 1 asistim.