Incidenti me turistët spanjollë/ Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku protagonist, ‘shpjegon’ si qëndron e vërteta

Kthehet në virale sjellja e pronarit të një lokali në Porto Palermo, Mihal Kokedhimës, i cili pretendohet se ishte edhe shkaktari i incidentit me disa turistë spanjollë në bregdetin jugor shqiptar gjatë javës së kaluar .

Një tjetër personazh i njohur i shoubizit shqiptar ka ironizuar me këtë ngjarje, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut mbarë, madje duke theksuar se “dëshiron” të hedhë dritë, se “si qëndron e vërteta”.

Bëhet fjalë për aktorin e ri por shumë të njohur të humorit shqiptar, Olsi Bylyku, i cili shfaqet protagonist në një video duke “tentuar” të thyejë xhamin e një automjeti në ecje, ndërsa kishte hipur mbi kofano.

Pa thirrjeve të shumta të Olsit, automjeti ndalon dhe aktori. Pasi zbret nga kofano, Olsi i drejtohet dritares së shoferi, të cilit i jep një telefon celular, duke i thënë “e kishe harruar te lokali”...! /SYRI.net/