Privilegje të shumta Emiljano Shullazit, pezullohet drejtori i 313

I kishte dhënë privilegje të shumta Emiljano Shullazit, deri edhe tek takimet me anëtarët e bandës së tij, por në fund e pëson vetë.

Bëhet fjalë për drejtorin e burgut 313 në Tiranë, Maksim Hamitaj, i cili është pezulluar nga detyra.

Hamitaj është zëvendësuar nga Qazim Hoxha, i cili deri më tani ka qenë drejtori i Burgut të Durrësit.

Vendimi është marrë nga kreu i burgjeve, Agim Ismaili.

Hamitaj i ka dhënë privilegje të dënuarit Emiljano Shullazi, të cilin e ka favorizuar me takime shtesë, duke e lejuar të takohet me anëtarët e bandës.