Rrëshqet Taulant Balla: Pritëm Valdrin Pjetrin të vinte të betohej, por meqenëse nuk erdhi…

Pasi Edi Rama pak ditë më parë lau duart (i kërkoi edhe dorëheqjen) me disa cicërima në Twiter nga Valdrin Pjetri, duke e përjashtuar edhe nga partia, Taulant Balla ditën e sotme e ka “harruar” këtë fakt dhe i ka habitur të gjithë duke deklaruar, se këshilltarët e 6-përqindëshit në Shkodër prisnin ditën e sotme paraqitjen e tij për t'u betuar.

Dhe gjithmonë sipas Ballës, këshilltarët e PS-së pasi pritën më kot Pjetrin, vendosën që të “zbatojnë ligjin dhe kushtetutën” të cilën në fakt sipas të gjithë ekspertëve jurist, e shkelën me të dy këmbët.

“Në lidhje me kompetencën e Këshillit Bashkiak në raport me Kryetarin e Bashkisë, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak u konstatua fakti i mosparaqitjes së fituesit si Kryetar Bashkie Shkodër në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019, z. Valdrin Pjetri për të bërë betimin në përputhje me ligjin.

Sa më sipër, institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar”, shkruan mes të tjerave nr. 2 i Rilindjes në një status të bërë me këtë rast.