VIDEO/ Felix fantastik në debutim, shikoni çfarë ka bërë djaloshi 19 vjeçar

Nënshkrim i kësaj vere i Atletico Madrid po justifikon çdo qindarkë të shpenzuar për të.

Joao Felix mbrëmë në debutimin e tij në La Liga nxori në pah talentin e tij të jashtëzakonshëm.

Në minutën e 55-të të sfidës së djeshme ndaj Getafes, mori një top nga mesfusha, pasi shmangu disa kundërshtarë në mënyrë mjeshtërore, arriti të depërtonte në zonë, duke fituar një 11-metërsh, që u shpërdoruar nga Alvaro Morata.

Felix pësoi një dëmtim në kavilje pak minuta më vonë, por megjithatë skuadra e tij ja doli të fitojë me rezultatin minimal 1-0.