Fotot e rralla: Ekipi i Fox News në Shqipëri në 1929-ën

Në tetor 1929 shoqëria kinematografike Fox News dërgoi në Shqipëri një ekip të posaçëm të shërbimit të saj Fox Movietone News. Grupi i xhirimit filmoi pamje të festimeve që u mbajtën në Tiranë më 8 tetor, me rastin e ditëlindjes së Mbretit Zog I dhe fjalimin e Mbretit, i pari filmim me zë i bërë në Shqipëri.

Në po ato data, siç njoftojnë burimet e kohës, Fox Movietone News kreu dhe një udhëtim në Shqipëri, por, fatkeqësisht, këto materiale nuk janë identifikuar ende dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.

Me rastin e World Photography Day 2019 veçojmë nga Fototeka e Arkivit Qendror Shtetëror këto dy fotografi të ekipit të Fox News në terrenin e xhirimit, automjetit dhe kamerës së tyre, shoqëruar nga autoritete shqiptare të kohës dhe gazetari Nebil Çika.