PSG vazhdon negociatat me Juventus për shërbimet e Dybalas, ja oferta e fundit e francezëve

Emri i Paulo Dybalas është një nga më të lakuarit në këto ditë të fundit të merkatos.

Gjatë verës, Paulon e kërkonin Manchester Unitedi dhe Tottenhami, por që nuk u arrit asgjë.

Së fundmi interesim të fortë për argjentinasin ka shfaqur skuadra e PSG, që është në kërkim të një sulmuesi pasi Neymar po kërkon me insistim largimin nga skuadra franceze.

Nga "Daily Mail" mësohet se Paris Saint Germain do t'i ofrojë "bardhezinjve"  80 milion euro për shërbimet e Dybalas.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo do të mundohet ta mbyll këtë çështje deri të mërkurën, ndërsa për realizimin e këtij kalimi po merret edhe menaxheri i lojtarit, Jorge Antun.