Hysaj e ka kuptuar se duhet t'i thotë lamtumirë Napolit, ja ku pritet të transferohet

Eleid Hysaj me shumë mundësi përpara mbylljes së merkatos do të largohet nga Napoli.

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport” lojtari e ka kuptuar që drejtuesit , si dhe trajneri Anceloti nuk e dëshirojnë më në skuadër dhe i ka hapur rrugë një transferimi të mundshëm.

Roma orët e fundit po kërkon me insistim që ta afrojë në skuadër, dhe për këtë arsye është duke biseduar me agjentin e Hysajt.

Detaje të reja pritet të dalin më vonë nga kjo çështje.