Image

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Producenti i njohur Timbaland shpreh interesim për ‘Vallen e Shotës’, do të bëjë këngë me muzikën e saj

Artistja shqiptare Enisa, është një ndër këngëtaret e cila po arrin majat e saj me sukseset e saj në botën e muzikës.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku poston foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe private.

Së fundmi, ajo ka postuar një video duke kërcyer vallen e "Shotës", e cila ka marrë plot komente pozitive por më shumë vëmendje mori komenti i producentit të njohur botëror, Timbaland.

Në videon e saj ku shihet duke vallëzuar në një dasmë ajo ka shkruar:

"Ne shqiptarët nuk bëjmë “twerk”’, por e vallëzojmë “Shotën” oppaaa".

Por komenti i producentit botëror na ka lënë pa fjalë i cili ka shprehur interesimin për emrin e këngës sepse dëshiron që të bëjë një këngë të re e cila do të ketë motive të muzikës së valles së njohur shqiptare.

"Kjo është kënga për të cilën kisha nevojë"- ka shkruar Timbaland.

Enisa nuk ka nguruar për ti kthyer një përgjigje duke shkruar:

"Kjo është një këngë tradicionale Shqiptare e cila quhet vallja e Shotës... ti duhet të më fusësh dhe mua në atë këngë"- ka shkruar Enisa.

View this post on Instagram

We don’t twerk out here...we do the shota ???? Opaaa ???????? haha

A post shared by ENISA (@iamenisa) on