UEFA nuk e licencon 'stadiumin me kullë të Ramës', ja ku zhvillohet ndeshja me Islandën

Për të parë një ndeshje në stadiumin stadiumin me kulle te Edi Rames do të duhet të presim ende.

Ishte parashikuar që të hapej në ndeshjen kundër Moldavisë, por u shty në një afat tjetër, por edhe në afatin e ri të vendosur nuk arriti që të përmbushë kushtet.

UEFA ka bërë publike axhendën e sfidës Shqipëri-Islandë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset “Euro2020”, sfidë kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

UEFA ka vendosur te mos e licencoje edhe kete here stadiumin me kullen e larte te bere hotel, per llogari te Edi Rames.

Dëshira për të parë ekipin Kombëtarë sërish në kryeqytet është shumë e madhe por tifozët kuqezi duhet të presin ende. Për momentin shtëpia e tyre do të vijoj të jetë “Elbasan Arena”, stadium ky i cili do të mirëpres sfidën e 5-të të Kombëtares në kualifikueset “Euro2020”, ndeshje e cila do të zhvillohet më 10-të shtator.

Tre ditë pas transfertës kundër Francës, kampionëve të botës, për Shqipërinë e Edi Rejas sfida kundër Islandës pritet të jetë shumë përcaktuese për rrugëtimin e ekipit Kombëtarë në këtë aventurë europiane. Aktualisht Shqipëria renditet në vendin e 4-ët në kuotën e 6-të pikëve pas dy humbjeve dhe dy fitoreve.