Kombëtarja e Argjentinës publikon listën e të grumbulluarve për miqësoret

Kombëtarja e Argjentinës do të luaj dy miqësore në muajin shtatorë.

Në fillim  do të përballen me Kilin në 6 shtator, ndërsa më 10 shtator do të ndeshen me Meksikën.

Trajneri Lionel Scaloni publikoi listën me 27 lojtarët e grumbulluar për këto dy takime.

Scaloni në këto dy ndeshje do të vijë me disa emra të rinj në skuadër, Alexis Mac Allister, Leonardo Balerdi, Nicolas Figal, Lucas Martinez, Nicolas Dominguez, Lucas Ocampos dhe Adolfo Gaich.

Ndërsa jashtë janë Aguero, Di Maria dhe Messi i cili është i pezulluar.