Ka më keq se rasti 'Mihali i Qeparosë', në Paris klienti vret kamarierin pse i vonoi sanduiçin!
Ndërkohë që në Shqipëri mediat dhe rrjeti janë përfshirë nga histeria e “Mihalit të Qeparosë”, i cili e ktheu një debat (për dy pjata peshk, që nuk donin ti paguanin) me disa turistë spanjollë të shoqëruar nga një guidë shqiptare në një aventurë thriller, një ngjarje e ngjashme ka ndodhur në Paris, por fundit e ka pasur fatal.
Kështu The New York Times duke ju referuar mediave franceze njofton, se një klient mërzit dhe u revoltua shumë sepse iu vonua sanduiçi që kishte porositur, ndaj nxori armën dhe qëlloi kamerierin! Ky incident i pazakontë me një fund tragjik për kamarierin 28-vjeçar ndodhi të premten në mbrëmje në picerinë `Mistral` në periferi të Parisit, e cila është e bllokuar tashmë nga policia.
Sipas mediave vendase dëshmitarët thanë se klienti i picerisë ishte i tërbuar me faktin, se duhet të priste. Pyetja e të gjithëve në Noisy-le-Grand është një: "E vrau për një sanduiç?".
Gjithashtu sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve, policia ishte njoftuar nga kolegët e 28-vjeçarit se një klient kishte qëlluar me armë. 28-vjeçari mori plumba shpatull dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve,nuk arriti të fitojë betejën me vdekjen. Vrasësi u arratis në drejtim të paditur dhe është shpallur në kërkim.