E rëndë në Gramsh: gjendet trupi pa jetë i një burri

Qyteti i Gramshit është tronditur sërish sot, një tjetër qytetar i tij ka humbur jetën, pas punëtorit në moshë të re që gjeti vdekjen duke rënë nga skela e kantierit në Tiranë.

Sot, një trup  pa jetë është gjendur pranë lumit Devoll në vendin e quajtur Çekrez. Viktima quhet Besnik Tabaku dhe është rreth moshës 53 vjeç. 

Policia njoftoi se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.