VIDEO/ Futbollisti i Kukësit sherr me tifozët e Partizanit në fundin e ndeshjes, ja pamjet

Një incident i rëndë ka ndodhur në fundin e finales së Super Kupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Kukësit.

Mbrojtësi i ekipit kuksian, Olsi Teqja, ka tentuar të hyjë në tribunën ballore për t’u përplasur me tifozët e Partizanit.

Teqja me sa duket ishte i pakënaqur nga sharjet e shumta që kishte dëgjuar nga tribunat e mendoi të zgjidhte situatën vetë. Pas vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes, ai kapërceu rrethimin dhe u nis drejt tribunës për përballje me tifozët.

Lojtarët e Partizanit ishin të parët që shkuan të qetësonin situatën duke ndalur mbrojtësin ndërsa ishin edhe stjuardët të cilët evituan përplasjen mes palëve.