FOTO/ Pamjet e shqiptarit pasi vrau ish-bashkëshorten dhe të dashurin e saj afgan

Një 43-vjeçar shqiptar nga Kosova, i cili qëlloi për vdekje me një thikë kuzhine mbi ish-gruan e tij kosovare, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik në Gjermani.

Ai la të vdekur edhe partnerin e ri të saj, një 23-vjeçar nga Afganistani.

Ngjarja tronditi qytetin e Izerlohnit një ditë më parë, ndërsa në foton e mëposhtme shihet gjendja e tij menjëherë pas krimit..

Për fat, krimit i shpëtoi një bebe dymuajshe. Sipas burimeve, mendohet se ajo është fëmija e lindur nga lidhja e shqiptares nga Kosova me afganin.

Dëshmitarët thonë se kanë mbetur të shokuar nga ngjarja e rëndë.

Ende nuk ka shumë detaje për motivin e kësaj ngjarje.

Sipas mediave vendase, 43-vjeçari ishte një person i njohur për policinë pasi edhe më herët kishte ushtruar dhunë në familje, çka supozohet të jetë edhe shkaku i divorcit.