VIDEO-FOTO/ Zjarr në pyllin e Semanit, shkak pakujdesia njerëzore

Një vatër zjarri është bërë shkak për perhapjen e zjarrin në sipërfaqen pyjore të Semanit. Zjarri ka rënë mbasditen e sotme dhe ka përfshirë kryesisht zonën jo ekonomike të pyllit bregdetar.

Shërbimi zjarrëfikës ka konstatuar rreth rreth 1 ha zjarre sipërfaqësore, pa dëm ekonomik,  pra zjarri nuk ka prekur kurorën pyjore, por në hala dhe pishë të rëna poshtë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë 2 automjete zjarrfikëse dhe 20 forca zjarrefikëse, policia e shtetit, Emergjencat Civile të Bashkisë Fier dhe Drejtoria Pyjore, raporton policia lokale.

Aktualishte forcat pjesëmarrëse po punojnë me pompa shpine për përmbylljen përfundimtare të zjarrit, meqënëse mjetet nuk hyjnë në thellësi.

Zjarri është kapur në kohën e duhur dhe po shkon drejt shuarjes se tij.

Mendohet që shkak të ketë qenë pakujdesia njerëzore, pasi ajo zonë është mjaft e frekuentuar nga plazhistët per shplodhje dhe hije pishash.