Zidan do një mesfushor, niset oferta për lojtarin e Premier Ligës

Zinedin Zidan kërkon një mesfushor me çdo kusht në skuadrën e tij, dhe Perez është gati t’ia plotësojë këtë kërkesë.

Dëshira e teknikut francez është lojtari i Junajtdi, Pol Pogba, por marrëveshja për 26-vjeçarin është larg, dhe spanjollët po mendojnë për afrimin e një lojtari tjetër.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, madrilenët po punojnë, të transferojnë mesfushorin e Totenhemit, Kristian Eriksen.

Real Madridi po mendon të ofrojë rreth 65 milionë euro, për të marrë shërbimet e mesfushorit danez.

Lojtari ka edhe një vit kontratë me “Spërsat” dhe ata mund ta pranojnë ofertën, pasi rrezikojnë ta humbin falas një vit më vonë.

Edhe 27-vjeçari prej kohësh e ka dhënë miratimin e tij për të kaluar në “Santiago Bernabeu”, dhe tani pritet të arrihet vetëm marrëveshja mes klubeve.