Ku Neymar? Braziliani sërish jashtë fushës
Ylli problematik i PSG nuk do të luajë as sot ndaj Strasbourg, në ndeshjen që starton nga ora 17:00.
Neymar është lënë jashtë skuadrës së Paris St-Germain për javën e dytë radhazi ndërsa spekulimet vazhdojnë për të ardhmen e tij.
Lojtari 27-vjeçar, i cili humbi ndeshjen hapëse së PSG kundër Nimes fundjavën e kaluar, ka qenë subjekt i ofertave nga Barcelona dhe Real Madrid.
Sidoqoftë, klubi francez nuk ka pranuar ende një ofertë për sulmuesin e Brazilit.
Neymar, i cili u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur u bashkua me PSG nga Barcelona për 222 milionë euro në vitin 2017, ka shënuar 34 gola në ligë në dy sezone në ‘Parc des Princes’.
Në fitoren 3-0 ndaj Nimes, tifozët e PSG mbajtën një pankartë duke i thënë Neymar që të “largohej” pasi drejtori sportiv Leonardo zbuloi se bisedimet në lidhje me largimin tij ishin “më të avancuara se më parë”.