Tmerroi turistët Gjykata jep vendimin për Mihal Kokëdhimen
Ditën e sotme ka dalë para Gjykatës së Vlorës, Mihal Kokëdhima pronari i resortit turistik në jug të vendit i cili bëri bujë me aktin e tij.
Ai sulmoi disa turistë spanjollë që nuk kishin pranuar të paguanin faturën në restorantit të tij për shkak të pakënaqësisë ndaj shërbimit.
Dhe në përfundim Gjykata e Vlorës vendosi masën 'Arrest me burg' për Mihal Kokëdhimën.
Avokati i tij është shprehur se vendimin e gjykatës së Vlorës do ta apeloj.