Florent Muslija shënon gol, kontribuon në fitoren e Hannoverit

Muslija e ka nisur siç është më së miri në Bundesliga 2 me Hannoverin.

Futbollisti i ri i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija, ka shënuar gol mbrëmë në fitoren e Hannoverit në Bundesliga 2.

Hannover, që sezonin e kaluar u largua nga Bundesliga, e mposhti 3-0 skuadrën e Wehen, ndeshje e vlefshme për xhiron e tretë në Bundesliga 2.

Muslija shënoi golin e dytë për ekipin pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës të cilin e finalizoi për mrekulli në minutën 57’.

Ai lëshoi fushën e lojës menjëherë pas golit, në minutën e 58′, u inkuadrua Genki Haraguchi.

Kjo ishte paraqitja e katërt këtë sezon për 21-vjeçarin që pritet të bëjë debutimin me Dardanët në ndeshjet e shtatorit.