Marilyn u fotografua e zhveshur në morg, fakte të reja mbi fotot

Dy imazhe ku paraqiten fotografi të kufomës së zhveshur të Marilyn Monroe mbetën të fshehura për gati gjashtë dekada pas vdekjes së saj. 

Vdekja e Marilyn Monroe, e cila është realizuar në formën e një dokumentari në Fox News Channel, përmban një intervistë me djalin e fotografit, i cili kapi imazhet e ikonës së Hollivudit, ndërsa ajo shtrihej në një tabaka brenda një morgu të Los Angeles. 

Devik Wiener, djali i fotografit të famshëm Leigh Wiener, zbulon se babai i tij u dha ryshfet njerëzve në morg vetëm disa orë pasi ylli i shekullit të 20-të u gjet e vdekur në shtratin e saj në 4 gusht 1962.

Leighi cili ishte një fotograf i famshëm i pavarur për revistën LIFE ndërroi jetë në 1993 pa zbuluar kurrë vendndodhjen e fotove të tij të Monroe në morg. Leigh ndërroi jetë në 1993 pa zbuluar kurrë vendndodhjen e fotove.  

Trupi i Monroe u la i padeklaruar në morg për më shumë se 24 orë një fakt i diskutuar edhe në seritë e reja dokumentare të Fox News Channel dhe fotot janë shkrepur vetëm disa orë pas vdekjes së ikonës së shekullit të 20-të.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net