Tirana arrin të fitojë përballë Bylisit, takim që ishte tepër i luftuar

Tirana ka arritur që të fitoi në miqësoren e zhvilluar ndaj skuadrës së Bylisit.

“Bardheblut” fituan me rezultatin minimal 1-0 këtë takim.

Goli për skuadrën kryeqytetase u shënua nga Asion Daja pak çaste para se të mbyllej ndeshja.

Ishte një përballje tepër e luftuar ku nuk munguan rastet e shënimit në të dyja portat. Në fund ishin bardheblutë ata që shënuan, duke regjistruar një fitore,

Kjo fitore vjen përpara fillimit të sezonit të ri dhe i shërben skuadrës së Ardi Memës për të ngritur moralin.