Escobar për Shkodrën/ Kandidati i rradhës i Ramës vjen nga Kolumbia

Kryeministri Edi Rama shkon shumë larg për të gjetur kandidatin e rradhës për bashkinë e Shkodrës.

Pasi Valdrin Pjetri i rezultoi i dënuar në Itali për trafik droge, kreu i qeverisë dhe Rilindjes e gjen në Kolumbi kandidatin e rradhës.

Bëhet fjalë për Pablo Escobar, mbretin e drogës që megjithëse nuk jeton prej vitesh, shihet nga qytetarët si njeriu ideal për të përfaqësuar rilindësit në Shkodër.

Gjatë 6 viteve të qeverisjes së Ramës, shumë deputetë dhe kryetarë bashkie kanë rezultuar me precedentë penalë, fakt nga janë frymëzuar edhe memet e rradhës në rrjetet sociale. /Syri.net