FOTO/ Kejvina dhe Belinda bëhen bashkë dhe sfidojnë Ermalin publikisht

Dy velina e Xingut, Kejvina dhe Belinda nuk e tërheqin vëmendjen vetëm para kamerave, por edhe jashtë tyre.

Dy bukuroshet kanë çmendur rrjetin me fotot e fundit nga pushimet.

Edhe pse ndodheshin në vende të ndryshme, një detaj që i bashkonte ishte pamja e re me flokët gërsheta.

Kështu Xing.al pyeti fansat në Instagram se cilës i shkojnë më shumë gërshetat dhe mes komenteve të shumta, dalluam komentet mes Kejvinës dhe Belindës.

Kejvina me humor komenton se gërshetat i shkojnë më shumë Ermalit ndërsa Belinda i përgjigjet: "Ermal Mamaqi të sfidojmë".