Berisha: Në fasadën e pallatit të Erion Braçes humbin jetën dy punëtorë dhe plagosen rëndë tre të tjerë

Nga Sali Berisha.

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e dy punëtorëve dhe plagosjen rëndë të tre të tjerëve ka ndodhur dje mbasdite në Tiranë. Punëtorët po punonin në rikonstruksionin e fasadës së Erion Braçes, sipas një projekti të Lal Plehut.

Së pari, le të shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të dy punëtorëve viktima të pafajshme të këtij aksidenti tragjik, por sipas mediave, të paralajmëruar, si dhe të urojmë shërim të plotë dhe të shpejtë të plagosurve.

Sikundër dënoj me ashpërsinë më të madhe korrupsionin në këtë aferë kriminale të Lal Plehut, i cili tenderin për rikonstruksionin e pallatit të Braçes ia kishte dhënë në kundërshtim flagrant me ligjin, por në përputhje të plotë me xhepin, një firme nga Prrenjasi, e cila punonte në të zezë dhe që as punëtorët e fasadës së Braçes nuk i kishte të siguruar dhe të kualifikuar.

Përveç kësaj thuhet se vet Braçe kishte ndërhyrë që skelat të mos i bllokonin trotuarin, gjë e cila duket se ka sjellë vendosjen e skelave jo në përputhje me rregullat teknike.

Këtu më poshtë keni një informacion më të plotë nga gazetarë investigativë për këtë ngjarje tragjike, në të cilën ka implikime të qarta të dy prej figurave më të neveritura të politikës shqiptare, Lal Plehu dhe Erion Malli.

Gazetari në shkrimin e tij e quan ngjarjen si vdekja e paralajmëruar/ Braçe dhe Veliaj si dhe paraqet foto dhe video nga vendi i ngjarjes!

Vdekja e paralajmëruar/ Braçe dhe Veliaj kishin mbyllur sytë para paligjshmërisë që mori jetën e dy punëtorëve/Dosja.al

16 Gusht, 2019 18:35

Vdekja e dy punëtorëve pas rënies së skelës në Tiranë, ka qenë një vdekje e paralajmëruar. Projekti që u mori jetën dy punëtorëve ka qenë i iniciuar nga Bashkia Tiranë, për rregullimin e fasadave të pallatave. Projekte të ngjashme si këto kanë disa kohë që promovohen nga Erion Veliaj, i cili ditët e fundit ka zgjedhur që makinerinë e tij online ta fokusojë tek kjo gjë.

Prej ditësh numri një i Tiranës shfaqet në të gjitha mediat dhe nxit qytetarët të bashkëpunojnë me bashkinë dhe të rregullojnë fasadat. Por fasada sot u mori jetën 2 punëtorëve dhe tre të tjerë i la të plagosur.

Në foto punëtori i plagosur
Por edhe pse ky është një projekt i institucionit që ai vet drejton, Veliaj ende nuk ka reaguar. Asnjë reagim nuk ka ende dhe nga Erion Braçe, pasi ngjarja ka ndodhur në pallatin e tij.

Zv. Kryeministri prej kohësh ka marrë flamurin e anti-informalitetit, por një ngjarje e rëndë duke thyer ligjet e shtetit i ka ndodhur poshtë pallatit të tij. Punëtorët që mbetën të vdekur dhe të plagosur, ishin të pasigurtë në punën e tyre.

Siç shihet dhe nga fotot e videot nga vendi i ngjarjes, të gjithë ata nuk kishin minimumin e sigurisë. Me shapka, pa uniformë të përshtatshme, të pa lidhur dhe pa kokore. Po ashtu sipas informacioneve të Dosja.al, mësohet se punëtorët ishin të deklaruar me pagën minimale, me vetëm 260 mijë lekë.

Të gjitha këto shkelje, nuk janë parë as nga Veliaj dhe as nga Braçe, nga njëri që ishte pal në tender dhe tjetri që lufton kundër informalitetit.

Prandaj në lidhje me ketë ngjarje lindin disa pyetje: Si e ka lejuar bashkia dhënien e këtij tenderi? Pse nuk e ka pasur askush që në pallatin e zv. Kryeministrit punohej jashtë kushteve të sigurisë? A e dinin strukturat e shtetit që kompania po skllavëronte punëtorët? A është kusht që firma që ka fituar tendërin të jetë e rregullt në pagimin e sigurimeve?