Niko Kovaç flet për transferimin e Coutinhos në Mynih

Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, nuk ka dashur ta dramatizojë barazimin me Hertën në ndeshjen hapëse në kampionatin gjerman.

Tekniku i bavarezëve, edhe pse i mërzitur, tha se skuadra bëri një ndeshje shumë të mirë pavarësisht se në fund nuk doli me tri pikë.

“Ishte një ndeshje që i kishte të gjitha. Jam i kënaqur me lojën që bëmë, edhe pse rezultati nuk ishte ai që dëshironim. Mund të kishim bërë më shumë, por këto ishin mundësitë tona. Ndeshja e parë është gjithmonë e vështirë pasi vjen nga një periudhë e gjatë stërvitjeje.

Gjithashtu Niko Kovac foli edhe pwr transferimin mw tw fundit tw Bajernit, Coutinhon.

“Jam i lumtur që një lojtar si ai do të vijë në skuadrën tonë. Kjo do të jetë diçka pozitive jo vetëm për Bajernin, por edhe për Bundesligën. Ai e ka treguar kudo që ka qenë se çfarë di të bëjë dhe këtë pres që ta tregojë edhe këtu në Mynih, të luajë një futboll të bukur”, u shpreh trajneri i kampionëve të Gjermanisë.