47 vjeçari hidhet nga shkallët e pallatit, dyshohet depresioni
Një 47 vjeçar mësohet se është hedhur në orët e pasdites nga shkallët e pallatit në qytetin e Lushnjës.
Sipas njoftimit të Policisë së Lushnjës, ka dyshime se V. K është vetëhedhur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante dhe kurohej nga sëmundja e depresionit.
Ndërsa nuk dihet ende asgjë për për gjendjen shëndetësore të 47-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 18:45, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnje, dyshohet se është hedhur nga parmakët e shkallëve të një pallati shtetasi V.K, 47 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante dhe kurohej nga sëmundja e depresionit.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.