Problem serioz, 6 futbollistë të Juventusit jashtë ekipit të Championsit!
Maurizio Sarri me “dhimbje koke” para se të nisë sezoni i ri.
Gjatë merkatos së verës mbrojtësi Matthijs De Ligt iu bashkua përforcimeve të tjera si, Adrien Rabiot, Aaron Ramsey e Danilo.
Por, “Bianconerët” kanë një problem të madh. Juventus ka tepricë të futbollistëve pas dështimeve të deritashme për shitjen e Blaise Matuidi, Mario Mandzukic, Daniele Rugani, Gonzalo Higuain, Paulo Dybala e Sami Khedira.
Prandaj, mediat italiane raportojnë se skuadra kampione nga Serie A rrezikon të lërë 6 futbollistë jashtë listës për sezonin e ri në Champions League.