FOTO/ Ndarja e papritur nga jeta e Fatos Baxhakut shokon gazetarinë, ja disa prej reagimeve

Një lajm i hidhur për shtypin dhe gazetarinë shqiptare që nga sot do i mungojë një penë e artë.  Fatos Baxhaku ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Gazetari Baxhaku ishte një nga pionierët e shtypit të pavarur që nga fillimi i viteve 90.

Autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar.

Ndarja e papritur nga jeta ka shokuar botën e gazetarisë dhe jo vetëm, teksa reagimet e shumta nuk kanë munguar në rrjetet sociale.

Ja disa prej reagimeve:

Një prej daljeve më të fundit në televizion të Fatos Baxhakut: