Klinsman: Gjërat do të jenë pak më ndryshe për Bayernin, pasi është vitit i parë pa Riberi dhe Roben

Ditën e sotme skuadra gjermane e Bayern Munich do të nisë sezonin e ri 2019-20 në një përballje në shtëpi kundër Herthës së Berlint.

Por klubit bavarez për herë të parë pas shumë vitesh do t’i duhet të bëjë pa shërbimet e Frack Ribery dhe Arjen Roben, të cilët u larguan në fund të sezonit.

Dyshja e krahut ka qenë dyshja më e rëndësishme për skuadrën bavareze dhe natyrisht, mungesa e tyre mund të vihet re.

Sakaq, në lidhje me këtë situatë në klub ka folur legjenda e futbollit gjerman, Jurgen Klinsman i cili u shpreh se Bayerni do ta ketë të vështirë, megjithatë nuk i ka kursyer elozhet për merkaton e verës. Ai është i bindur se Perisiç dhe Pavard mund të jenë të rëndësishëm.

“Gjërat do të jenë pak më ndryshe pasi është vitit i parë pa Riberi dhe Roben. Bajerni mund ta ketë pak më të vështirë por kanë Lukas Hernandezin dhe dy futbollistë mjaft të mirë siç janë Pavard dhe Perisiç.