VIDEO/ Si prodhohet letra më e hollë në botë

Në Kochi, Japoni, një kompani po krijon një letër edhe më të hollë sesa ka qenë më parë. 

‘Hidaka Washi Ltd’ krijon një letër aq të hollë sa lëkura e njeriut, duke përdorur metoda që datojnë njëmijë vjet më parë. 

Punimi u dërgohet muzeve dhe bibliotekave në të gjithë botën, përfshirë Muzeun Britanik dhe Bibliotekën e Kongresit, dhe përdoret për të rikonstruktuar dhe mbrojtur librat dhe veprat e artit. 

Fibra vjen nga bima e njohur me emrin kozo (një lloj mani) dhe ka një diametër prej 0.02 mm dhe Hidaka Washi Ltd janë të vetmit që e kthejnë atë në letër dhe është letra më e hollë në botë.

Kjo traditë e lashtë ka filluar që në shekullin e 8 në Japoni dhe vjen deri në ditët e sotme.

Mënyra si prodhohet letra tregohet e gjitha nga Hiroyoshi Chinzei, drejtuesi i fabrikës:

Marrë nga: greatbigstory.com-Përgatiti: F.H, Syri.net