FOTO/ Ja si ja arriti të dobësohet Olti Curri

 Olti Curri ka shpjeguar mënyrën sesi ka humbur aq shumë peshë këto kohët e fundit!

Gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram, ai tregoi se iu desh të dobësohej për hir të shëndetit.

Olti i është nënshtruar një ndërhyrjeje që quhet Sleeve Gastrectomy ose Zvogëlim Stomaku.

Por si kryhet kjo procedurë?

Ndërhyrja mund të kryet me teknikë Laparoskopike dhe parashikon heqjen e një pjese të madhe të stomakut ndërmjet një resecioni, realizuar me ndihmën e suturatriceve/ qepëseve mekanike.

Pjesa e mbetur e stomakut merr formën e një tubi dhe me një volum shumë të reduktuar, me një kapacitet rreth 100/ 150 ml. Kjo procedurë nuk është e kthyeshme ngaqë një pjesë e madhe e stomakut hiqet.

Kjo procedurë mund të çojë në humbjen e rreth 50% deri 80% të mbipeshës në tre vjet.