Shaqiri i zhgënjyer: Dua të luaj më shumë minuta, po mendoj një zgjidhje!

Xherdan Shaqiri pranon se është i zhgënjyer për minutat me pikatore që i ka dhënë Jurgen Klopp tek Liverpooli.

Futbollisti shqiptar nuk u aktivizua për asnjë minutë as në finalen e Superkupës ndaj Chelseat, megjithse ndeshja shkoi në shtesë dhe më pas me penallti.

Shaqiri thotë se duhet të gjejë një zgjidhje për këtë situatë.

“Jam i zhgënjyer që nuk jam aktivizuar më tepër. Asnjëri nuk qëndron me dëshirë në stolin rezervë, është e qartë  që dua të kem më tepër minuta në dispozicion. Po mendoj që të gjej një zgjidhje...”, ka thënë Shaqiri këtë të enjte.