Shqiptarët pinin 18 mln usd duhan në vitin 1986, Ramizi vendosi t'ua hiqte
Sot ka studime ku flitet se niveli i duhan pirjes në Shqipëri është në nivele të larta, dhe se në krye të listës ato që e konsumojnë më tepër janë gratë dhe vajzat.
Megjithatë, panorama ka qenë e njëjtë edhe me Shqipërinë e viteve 1986. Në një dokument, të publikuar nga studiuesi Kastriot Dervishi sillet një bisedë e Ramiz Alisë me sekretariatin ku evidentohet se e gjithë Shqipëria, brenda një viti, pinte 18 milion dollarë. Për këtë arsye ata vendosën që ta eksportonin këtë sasi jashtë vendit.
Pjesë nga biseda
Hekuran Isai: E gjithë Shqipëria, brenda një viti, pi 18 milion dollarë.
Manush Myftiu: Po sikur ta eksportosh atë sasi që pimë?
Ramiz Alia: Po çfarë të pimë në vend të tij?
Adil Çarçani: Ta heqim atë dhe të japim për të pirë si ai duhani kasbek i rusëve.
Ramiz Alia: Është i mirë ai lloj duhani, është nga ai që pinin ushtarët.
Adil Çarçani: Për atë them unë.