FOTO/ Nuk u pëlqeu shërbimi, ja si e shkatërroi pronari i lokalit furgonin e turistëve spanjollë

Një ngjarje e pazakontë ndodhi ditën e sotme në Sarandë, ku furgoni i një grupi turistësh spanjollë është dhunuar nga pronarët e një lokali, të cilët pasi i kanë ndjekur i kanë goditur me sende të forta.  

Dhuna ndodhi pasi turistët spanjollë u larguan nga lokali, pasi nuk u pëlqeu shërbimi.

Mësohet se dhunuesi është pronari i lokalit, Mihal Kokëdhima.

Siç shikohet edhe nga pamjet, furgoni është dëmtuar në pjesën e përparme nga goditjet e shumta.

Furgoni është me targa shqiptare, pasi ishte marrë me qira nga spanjollët.

Kokëdhima është ndaluar nga policia dhe aktualisht ndodhet në spital pasi ka mbetur i dëmtuar, për shkak se ka thyer xhamin me grushte.

Ndërkohë që raportohet se edhe grupi i përbërë nga 5 turistë spanjollë ndodhen në spital, pasi kanë marrë disa lëndime në trup.